KreuAktualitetKronikëAlarm kibernetik në Shqipëri/ Administrata dhe sektorët strategjikë në shënjestër

Alarm kibernetik në Shqipëri/ Administrata dhe sektorët strategjikë në shënjestër

Shqipëria është përballur me mbi 14.6 milionë tentativa për sulme kibernetike gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar një mesatare prej rreth 56 sulmesh të tentuar në çdo minutë.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë regjistruar gjithsej 14,628,595 tentativa për sulme kibernetike ndaj infrastrukturave të ekosistemit kibernetik shqiptar.

Nga totali i sulmeve të parandaluara dhe të monitoruara, 54% kanë pasur si objektiv infrastrukturat e rëndësishme të informacionit, ndërsa 46% janë drejtuar ndaj infrastrukturave kritike të informacionit, të cilat kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin e shërbimeve dhe sistemeve kombëtare.

Tentativat për ndërhyrje kibernetike kanë prekur një sërë sektorësh strategjikë, përfshirë sistemin financiar, administratën publike, infrastrukturën digjitale, sektorin e energjisë dhe fusha të tjera me rëndësi për sigurinë dhe funksionimin e vendit.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike vijon monitorimin e vazhdueshëm të hapësirës digjitale, duke forcuar masat mbrojtëse dhe kapacitetet e reagimit ndaj kërcënimeve kibernetike.

Sipas autoriteteve, rritja e masave të sigurisë synon të garantojë qëndrueshmërinë e sistemeve të informacionit dhe mbrojtjen e infrastrukturave të rëndësishme nga sulmet e mundshme në të ardhmen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat