back to top
27.1 C
Tirana
E hënë, 15 Qershor, 2026
spot_img
KreuDrejtësiaAmnistia kalon në Komision/ Batuta dhe përplasje mes Manjës, Ndojit dhe Gjin...

Amnistia kalon në Komision/ Batuta dhe përplasje mes Manjës, Ndojit dhe Gjin Gjonit

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar draftin për amnistinë, mes debateve politike dhe thirrjeve për një mbështetje sa më të gjerë në seancën plenare të Kuvendit.

Gjatë diskutimeve, deputeti socialist dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh se pret që projektligji të marrë mbështetje të plotë në seancën e 18 shtatorit, duke ftuar edhe opozitën që t’i bashkojë votat.

“Kundër s’ka, abstenim s’ka, miratohet. Në datë 18 ftoj edhe opozitën të kalojë me 140 vota, edhe pse 84 duhen”, deklaroi Manja.

Nga ana tjetër, deputeti Arjan Ndoji tha se do ta mbështesë draftin, por theksoi se amnistia nuk është e plotë dhe se opozita kërkon zgjerimin e saj.

“Do ta jap votën time pro edhe atje, por do t’i them të gjitha që ta dëgjojnë edhe ata që janë juristë dhe ata që përfitojnë, ta dinë që amnistinë e keni ju si iniciativë, por nuk po e bëni të plotë. Ne jemi që ta shtrijmë edhe më gjerë”, u shpreh Ndoji.

Manja iu përgjigj duke theksuar se në seancën plenare do të ketë hapësirë për të gjitha qëndrimet, por e konsideroi të rëndësishme bashkimin e votave për miratimin e nismës.

Në debat ndërhyri edhe deputeti Gjin Gjoni, i cili ironizoi mazhorancën duke iu referuar largimit të deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar socialist.

“Unë e kuptoj që ju ka ikur një deputet dhe doni vota”, tha Gjoni, ndërsa Manja iu përgjigj me humor: “Po, po”.

Drafti për amnistinë pritet të kalojë për votim në seancën plenare, ku për miratimin e tij nevojiten të paktën 84 vota.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat