KreuAktualitetEkonomiaSa para të narkotrafikut janë investuar te ligji i zonave të mbrojtura?

Sa para të narkotrafikut janë investuar te ligji i zonave të mbrojtura?

Drejtoresha e organizatës Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me debatin për ligjin nr. 21/2024 për ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, duke ngritur pikëpyetje mbi interesat që, sipas saj, qëndrojnë pas këtij akti.

Në postimin e saj, Brahaj pyet se sa kapital i ardhur nga narkotrafiku është investuar në ato që ajo i quan “trojet e ligjit 21/2024”, ndërsa shprehet se një shfuqizim i mundshëm i këtij ligji nga Kuvendi mund të sillte pasoja politike për qeverinë.

Ajo komentoi gjithashtu largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke e cilësuar si të parën që “del nga rreshti”, ndërsa ngriti pyetjen se sa deputetë të tjerë mund të shkëputen nga grupi parlamentar i mazhorancës.

Sipas Brahajt, protestat qytetare duhet të fokusohen me forcë te kërkesa për shfuqizimin e ligjit për zonat e mbrojtura.

“Marjana Koceku është e para që ‘del nga rreshti’, por jo e fundit. Sa deputetë do dalin nga grupi ‘deputet në xhep’? Prandaj protesta duhet të kërkojë fort e më fort shfuqizimin e ligjit”, shkruan Brahaj në reagimin e saj në rrjetet sociale.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat