back to top
23.5 C
Tirana
E martë, 16 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaVideo-Tensione gjatë protestës/ Djali i Paulin Sterkajt ofendon pjesëmarrësit

Video-Tensione gjatë protestës/ Djali i Paulin Sterkajt ofendon pjesëmarrësit

Një incident është shënuar gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në Tiranë, ku është përfshirë djali i ish-deputetit socialist Paulin Sterkaj.

Sipas dëshmive të personave të pranishëm, ai ka kaluar pranë zonës së protestës i shoqëruar nga një qen i racës pitbull dhe është përfshirë në një debat verbal me një influencere që ndodhej mes protestuesve.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai i është drejtuar të resë me fjalët: “E ke lexuar Aristotelin ti që del në protestë?”, ndërsa kjo e fundit i është përgjigjur se e kishte lexuar.

Sipas të njëjtave burime, debati është përshkallëzuar më tej, pasi i riu dyshohet se ka përdorur fjalor ofendues ndaj pjesëmarrësve në protestë dhe ka shprehur mbështetje për kryeministrin Edi Rama.

Pas tensionimit të situatës, ai është larguar me shpejtësi nga zona, ndërsa disa prej protestuesve i janë vënë për pak çaste në ndjekje. Ngjarja nuk ka precipituar në përplasje fizike dhe protestuesit janë rikthyer më pas në tubim.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga personi i përfshirë në incident apo nga familjarët e tij lidhur me ngjarjen.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat