back to top
2.5 C
Tirana
E martë, 3 Dhjetor, 2024
spot_img
KreuDrejtësiaGrabitja në Rinas/ SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Grabitja në Rinas/ SPAK kërkon 19 vite burg për Talo Çelën

Prokuroria e Posaçme shpall pretencën për Talo Çelën, lidhur me megagrabitjen e 4.5 milione eurove në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ngjarje e shënuar në muajin prill të vitit 2019.

SPAK kërkon dënimin e tij me 19 vite burgim. Pas leximit të pretencës, avokati i Talon Çelës kërkoi pak kohë të njihej me materialin e SPAK.

Gjykata e Posaçme e përbërë nga Erjon Bani, Rudina Palloj dhe Elsa Ulliri caktuan seancën gjyqësore në datë 21 nëntor ora 10.00, ku do shpallet vendimi lidhur me Çelën, shkruan BW.

Ky i fundit është një nga personat më të shumëkërkuar në Shqipëri. Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”, që çoi në kapjen e Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhajt si dhe të disa personave të tjerë, pjesë e botës së krimit.

Për ngjarjen e 2019, GJKKO në tetor të vitit të shkuar dënoi me 122 vite burg 7 të pandehurit e grupit kriminal.

Klement Çala u dënua me 20 vite, ndërsa gjashtë të tjerët Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala me  17 vite burg. Të dënuarit po e vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat