back to top
38.1 C
Tirana
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
KreuAktualitetEkonomiaINSTAT: Ekonomia me rritet 3.71%/ Industria dhe bujqësia frenojnë

INSTAT: Ekonomia me rritet 3.71%/ Industria dhe bujqësia frenojnë

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje prej 3.71% në tremujorin e parë të vitit 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT).

Kjo normë përfaqëson një përshpejtim krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur rritja ekonomike ishte 3.53%, por një ngadalësim në raport me tremujorin e katërt të vitit 2025, kur ekonomia u rrit me 3.8%.

Sipas raportit, kontributin kryesor në zgjerimin ekonomik e kanë dhënë administrata publike, arsimi dhe shëndetësia, të cilat së bashku kanë kontribuar me 1.68 pikë përqindje në rritjen totale.

Pozitivisht kanë ndikuar gjithashtu aktivitetet e pasurive të paluajtshme, shërbimet profesionale dhe administrative, si edhe sektori i ndërtimit, i cili vijon të mbetet një nga shtytësit kryesorë të ekonomisë.

Nga ana tjetër, industria, energjia dhe furnizimi me ujë kanë ushtruar ndikim frenues në rritjen ekonomike, së bashku me sektorin e bujqësisë dhe aktivitetet e argëtimit.

Rritja ekonomike është mbështetur gjithashtu nga zgjerimi i konsumit të familjeve, investimeve dhe eksporteve, sipas të dhënave të INSTAT.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat