KreuDrejtësiaOlsian Çela ngre alarmin: Hetimet e Policisë Gjyqësore “difektoze”, sistemi në krizë

Olsian Çela ngre alarmin: Hetimet e Policisë Gjyqësore “difektoze”, sistemi në krizë

Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR

 

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ka ngritur alarmin në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, duke deklaruar se hetimet e kryera nga Policia Gjyqësore vijojnë të kenë probleme serioze dhe mbeten një nga pikat më të dobëta të sistemit të drejtësisë penale.

Gjatë seancës dëgjimore për raportin vjetor mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2025, Çela theksoi se raporti mes Prokurorisë dhe Policisë në procesin hetimor ende nuk funksionon në mënyrë optimale, pavarësisht ndryshimeve ligjore të bëra në këtë drejtim.

“Sa i përket ligjit për policinë gjyqësore, është çështje komplekse dhe biem dakord që ende nuk kemi zgjidhje optimale për mënyrën se si duhet të funksionojë hetimi në raportin Prokurori-Polici… Kjo mbetet ‘Thembra e Akilit’ në procesin e hetimit,” u shpreh Çela.

Ai shtoi se, edhe pse janë bërë hapa përpara me ndryshimet ligjore që parashikojnë struktura të posaçme hetimi, këto reforma ende nuk janë zbatuar në nivelin e pritshëm.

“Ka vend për diskutim të gjerë se çfarë mund të përmirësohet dhe ndryshohet në këtë fushë… Me gjithë përpjekjet që janë bërë, ende besoj se hetimi nga ana e policisë gjyqësore është difektoz. Përmirësimi i tij duhet të mbetet prioritet,” tha ai.

Deklaratat e kreut të akuzës rikthejnë në vëmendje debatin për eficiencën e hetimeve dhe bashkëpunimin mes Prokurorisë dhe Policisë Gjyqësore, një çështje që sipas tij mbetet ende sfidë kyçe e sistemit të drejtësisë në vend.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat