back to top
23.4 C
Tirana
E hënë, 13 Korrik, 2026
spot_img
KreuAktualitetPolitikaSpiropali mesazh pas protestave/ "Ka ardhur koha për një marrëveshje të re...

Spiropali mesazh pas protestave/ “Ka ardhur koha për një marrëveshje të re për Shqipërinë”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka bërë thirrje për një “marrëveshje të re për Shqipërinë”, duke argumentuar se vendi ka hyrë në një fazë të re zhvillimi ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por forcimi i institucioneve dhe kufizimi i pushtetit përmes mekanizmave demokratikë.

Në një reagim të gjatë publik, të publikuar në sfondin e protestave të nisura pesë ditët e fundit në Zvërnec, Spiropali u shpreh se debatet rreth ngjarjeve të fundit nuk duhet të reduktohen në konspiracione apo interpretime sipërfaqësore.

“Është kollaj protestave të sotme t’u sillesh rrotull me llafe boshe, me konspiracione dhe hamendje shterpe”, shkruan ajo, ndërsa përdor referenca nga dramaturgjia e Shekspirit për të përshkruar situatën politike dhe shoqërore.

Sipas Spiropalit, Shqipëria ka nevojë për një kontratë të re politike dhe institucionale, ku pushteti të balancohet nga mekanizma më të fortë kontrolli dhe llogaridhënieje.

Ajo kërkon një parlament më përfaqësues, institucione më të forta mbikëqyrëse dhe një republikë parlamentare që ushtron plotësisht funksionet kontrolluese.

“Një marrëveshje ku parlamenti të mos jetë vetëm vendi ku miratohen vendime, por vendi ku dëgjohet shoqëria. Një marrëveshje ku republika parlamentare të ushtrojë të gjitha funksionet e saj përfaqësuese, kontrolluese dhe monitoruese, sepse demokracia dobësohet sa herë që një pushtet rritet më shpejt se kontrolli mbi të”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, Spiropali ndalet edhe te nevoja për reformim të sistemit zgjedhor, forcimin e opozitës, lirinë e medias, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e një ekonomie që favorizon meritën mbi afërsinë me pushtetin.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet në një moment vendimtar, ku duhet të ndërtojë institucione që funksionojnë pavarësisht rotacionit politik dhe interesave të momentit.

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat