Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR


Mbështet E Vërteta.al . Nëse mendoni se gazetaria duhet të jetë e lirë, e verifikuar dhe pranë qytetarit, na ndihmoni të vazhdojmë. IBAN – Credins Bank AL50212110090000000002316105 SWIFT/BIC: CDISALTR
Ilir Meta nuk ka arritur të ndryshojë masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e tij për lehtësim të masës.
Meta kishte ofruar një garanci pasurore prej 50 mijë eurosh, me qëllim zëvendësimin e masës aktuale të sigurisë, por gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën, duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Ish-presidenti është paraqitur këtë të hënë në ambientet e reja të GJKKO-së, ku është zhvilluar seanca e dytë në themel ndaj tij.
Gjatë qëndrimit në gjykatë, Meta ka shmangur çdo kontakt me ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila ishte gjithashtu e pranishme në ambientet e gjykatës.
Në një seancë të zhvilluar pak minuta para nisjes së shqyrtimit në themel, trupi gjykues vendosi rrëzimin e kërkesës së Metës për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi vendimin ekzistues të “arrestit me burg”.
Seanca ndaj Metës pritet të vijojë në ditët në vijim, ndërsa çështja mbetet nën shqyrtim nga GJKKO.


“E Vërteta” është një media online e pavarur, që ofrojn lajme të verifikuara dhe të bazuara në burime të sigurta. “E Vërteta” synon të jetë një platformë ku qytetarët mund të kenë besim te informacioni që marrin. Për herë të parë , një media online do të ketë një hapësirë të veçantë kushtuar studentëve. Gjithashtu do të ketë lajme kombëtare dhe ndërkombëtare, investigime thelbësore, analiza politike, ekonomi, kulturë, teknologji dhe sport. Pas së vërtetës qëndron fjala e lirë,e një grupi gazetarësh që vetëfinancohen apo që janë të angazhuar vullnetarisht.
Email Contact : everteta.al@gmail.com
info@everteta.al
Tel : +355 69 615 2782
© 2024 të gjitha të dretjat e rezervuara nga everteta.al | web development by webpro.al



