KreuDrejtësia“Pse u tërhoq Kreshnik Ajazi?"/ Dyshimet për garën e kryeprokurorit dhe...

“Pse u tërhoq Kreshnik Ajazi?”/ Dyshimet për garën e kryeprokurorit dhe skenari me Arta Markun

Tërheqja e Kreshnik Ajazit nga gara për Prokuror të Përgjithshëm ka ngjallur dyshime dhe ka ngritur pikëpyetje mbi arsyet që çuan drejt vendimit. Një zgjedhje personale e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit apo një kërkesë nga politika për t’i hapur rrugë një kandidature tjetër.

A u tërhoq Ajazi, për t’ia lënë vendin të lirë Arta Markut?

Deri më tani nuk ka një vendim apo zyrtar që sqaron arsyet e tërheqjes së Ajazit dhe pse ka pasur një veprim të tillë. Megjithatë, zhvillimet në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Dy prokurorët janë lakuar për lidhje me pushtetin

Kreshnik Ajazi, drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, është lakuar më herët në publik për shkak të funksionit të tij. Në të kaluarën janë vendosur pikëpyetje për paanshmërinë e tij në disa hetime, lidhur me çështjet zgjedhore në Elbasan, ndërsa përmendet edhe fakti se vëllai i tij ka qenë kandidat për deputet të Partisë Socialiste.

Këto pretendime që i përkasin të kaluarës politike janë kundërshtuar më herët nga vetë Ajazi. Ai ka kaluar procesin e rivlerësimit dhe ka vijuar ushtrimet e detyrave si drejtues të Prokurorisë së Elbasanit.

Edhe Arta Marku është lakuar për lidhje me pushtetitn.

Kujtojmë se Marku u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e përkohshme më 18 dhjetor 2017 me votat e dëmshpërblimeve socialiste në Kuvend, në mes flakadanëve dhe tymueseve.

Zgjedhja e Markut në atë kohë u shoqërua me akuza dhe kundërshti të forta, pasi opozita pretendoi se mazhoranca po ndikon në drejtimin e organit të akuzës. Partia Socialiste, nga ana tjetër, e mbrojti zgjedhjen e duke argumentuar se Marku kishte një punë të gjatë si prokurore dhe se emri u bë për shkak të vlerësimeve të Këshillit të Lartë të saj të Prokurorisë.

Emri i Arta Markut u lidh edhe me deputetin socialist Ulsi Manja, pasi kanë punuar më herët në Prokurorinë e Shkodrës. Manja i kundërshtoi këto interpretime, duke deklaruar se njohja e tyre ishte profesionale dhe se nuk e ka favorizuar për të marrë drejtimin e organit të akuzës.

Tashmë, tërheqja e Ajazit nga gara ka rikthyer pyetjen nëse ky ishte një vendim i tij personal, apo ka arsye të tjera.

Zyrtarisht për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, përveç Arta Markut, në garë janë Adnan Xholi nga SPAK, Fatjona Memçaj, e cila e ka për herë të dytë, Ylli Pjetërnika dhe Rovena Zoto.

E Vërteta.al

Prokurorja e flakadanëve/ Kush po kërkon ta rikthejë Arta Marku në krye të Prokurorisë së Përgjithshme?

Gara për kryeprokuror nis me tërheqje/ 5 emrat që synojnë vendin e Olsian Çelës

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat