back to top
35.3 C
Tirana
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
KreuOpinion dhe AnalizëRevolucioni i flamingove apo revolucioni i memeve?

Revolucioni i flamingove apo revolucioni i memeve?

Sot shënohet dita e 30-të e një proteste që nisi si një reagim qytetar i artikuluar rreth çështjes së Zvërnecit, por që me kalimin e ditëve ka marrë një drejtim krejt tjetër, duke u transformuar në një fenomen të përzier mes protestës, performancës mediatike dhe kulturës së rrjeteve sociale.

Fillimisht e cilësuar nga vetë pjesëmarrësit si një “revolucion i flamingove”, protesta u paraqit si një shpërthim spontan qytetar kundër shqetësimeve të lidhura me pronat dhe projektet në zonën e Zvërnecit dhe më gjerë në Rrjoll. Megjithatë, me kalimin e kohës, qendra e saj duket se është zhvendosur nga kërkesat fillestare qytetare drejt një forme më të fragmentuar komunikimi, ku simbolika, meme-t dhe performanca vizuale kanë marrë gjithnjë e më shumë hapësirë.

Duke iu dhënë rëndësi memeve, u zbeh zëri i qytetarëve që ngrinin shqetësime për varfërinë, pagat e ulëta apo për një sistem që ka zaptuar institucionet, të cilat nga shtetërore jane kthyer ne private, pasi  punësimet bëhen sipas partisë në pushtet, sipas njohjeve dhe lidhjeve familjare e dashurore.

Në protestë u zgjodhën apo u vetë-zgjodhën një grup drejtuesish a koordinuesish sido që ata ta quajnë veten që vajtojnë pronat e tyre ne Zvërnevc e në Rrjoll. E drejtë e tyre është edhe kjo, por protesta edhe pse nisi nga rasti i Zvernecit, qasja ishte kombëtare,  më tepër, pra ishte më tepër se Zvërneci.
Ata duke u ankuar për pronat e tyre, u bënë pronarë të protestës.

Me këta pronarë, ajo që ndodhi ishte se vëmendjen e morëm memet parullat dhe kush ishte protestuesi apo protestueja më bukur, duke lënë në hijet hallet dhe problemet e qindra mijëra qytetarëve.

Vëmendja gjithashtu u vodh nga të ashtuquajturat influencerë, që ju servirën në “tabaka” kryeministrit për ta zhvlerësuar protestën.

Rutina e tyre ishte “bëhu gati me mua për protestë”. Grimohu zgjidh rroba të bukura e të shtrenjta dhe dil në rrugë sa për video.

Protesta u kthye në një skenë ku imazhi dhe viraliteti konkuronin dhe konkurojnë me përmbajtjen politike dhe sociale.

Thënë më qartë, vëmendja publike dhe mediatike u zhvendos gjithnjë e më shumë drejt formateve të rrjeteve sociale si meme, slogane virale dhe përmbajtje vizuale që shpesh kanë zëvendësuar debatet mbi kërkesat fillestare. Kjo solli, sipas kësaj qasjeje, një zhvendosje të fokusit nga përmbajtja e protestës tek mënyra e paraqitjes së saj.

Pra protestës i dolën pronarët, revolucioni u shndërrua në meme, ndërkohë qytetarët nuk patën mundësi të ngrinin zërin e tyre. Rasti i një nëne me fëmijën në krahe, ku kërkonte fjalën por oganizatorët nuk ia jepnin, u shpërnda gjerësisht në rrjete sociale dhe u interpretua si simbol i tensionit mes zërit qytetar dhe kontrollit të narrativës publike.

Sot në ditën e 30-të, pyetja kryesore mbetet nëse protesta ende përfaqëson zërin e qytetarëve, apo është shndërruar në një narrativë të filtruar nga rrjetet sociale dhe estetika e tyre virale, pa lakuar këtu narrativën politike, se protesta po përdoret nga agjentura të huaja./ E Vërteta.al

Video-Protesta, policia hedh ujë mbi gra dhe fëmijë

Mijëra shqiptarë në rrugë/ Protesta më e madhe deri tani në Tiranë

Video-Qytetarët sërish në rrugë/ Protesta hyn në ditën e 16-të dhe zgjeron kërkesat

“Do të flemë te shkallët deri në dorëheqje”/ Vijon protesta në Tiranë

Rama mbron projektin e Kushnerit/ “Protestat po nxiten nga hakerë iranianë”

Thirrje nga protesta: SPAK të hetojë pasurinë e Edi Ramës

“Luftë digjitale që nuk e luftojmë dot”/ Rama komenton protestat në mbledhjen me PS

Protesta në Tiranë/ Haradinaj: Turp që qytetarë nga Kosova shkojnë atje

Protesta nuk ndalet/ Qytetarët sërish para Kryeministrisë me pesë kërkesa

“Po luhet keq”/ Ish-zyrtarja e PD-së del kundër protestave

spot_img
ARTIKUJ TË NGJASHËM
- Advertisment -spot_img

Më të Lexuarat